Kualifikimi i menaxherëve të fushës së Shëndetësisë, përgatitja për një grup të gjerë rolesh në drejtimin dhe menaxhimin e shërbimit shëndetësor, në politikat e Kujdesit shëndetësor, si dhe në sektorë të tjerë të lidhur me Kujdesin shëndetësor.
Njohuri të përditësuara mbi shëndetin publik dhe sistemin shëndetësor shqiptar.
Sigurimi dhe përmirësimi i cilësisë në shërbimet shëndetësore.
Thellimi i njohurive të pjesëmarrësve në fushat e ekonomisë, financave shëndetësore, sistemeve të menaxhimit logjistik dhe sistemeve të informacionit të menaxhimit shëndetësor;.
Aftësimi i pjesëmarrësve në planifikimin strategjik dhe planin e veprimit, hartimin e politikave, programeve dhe projekteve;
Dinamikat e ndryshimit, menaxhimi i ndryshimeve, rezistenca kundrejt ndryshimit, adaptimi individual në sistemin shëndetësor.
Analiza krahasuese e disa sistemeve shëndetësore.
Për të rritur imazhin e Kompanisë, ka nevojë për përkushtim, kreativitet dhe profesionalizëm.