Rreth Nesh

Partneriteti

IAL ISSAT që në fillesat e ideimit, strukturimit, organizimit dhe zhvillimit të Programeve Master ka shfrytëzuar përvojat më të mira në vend e ato ndërkombëtare në fushën e arsimit e shkencës.

 

Bashkëpunimi i ISSAT, është i institucionalizuar, me disa universitete brenda dhe jashtë vendit.

  • Marrëveshje bashkëpunimi midis UBIS University of Business and International Studies Geneva, Switzerland dhe IHE ISSAT Institution of Higher Education ISSAT, Tirana, Albania.
  • Marrëveshje bashkëpunimi midis Maastricht School of Management ( Hollandë ) dhe IHE ISSAT Institution of Higher Education ISSAT, Tirana, Albania, në Programet MBA dhe DBA.
  • Marrëveshje bashkëpunimi me Akademinë e Shkencave, Tiranë, Shqipëri.
  • Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës dhe IAL “ISSAT”.
  • Marrëveshje bashkëpunimi me Ministrinë e Shëndetësisë.
  • Marrëveshje bashkëpunimi me Dhomën e Tregtisë, Tiranë.

Trajnimet e ISSAT Çertifikohen dhe njihen zyrtarisht nga FEDE

Pas një përvoje 18-vjeçare në kualifikimin e pasuniversitarëve dhe krijimin e profesionistëve në Shqipëri, pas realizimit me sukses të marrëveshjeve dhe programeve ndërkombëtare në fushën e Edukimit,  aktiviteti trajnues i ISSAT u miratua dhe Çertifikua nga FEDE – Federata Europiane e Edukimit.

Marrëveshje bashkëpunimi

IAL ISSAT është anëtar i Konferencës së Rektorëve, si dhe i Rrjetit të Universiteteve Shqipfolëse.

Në aktivitetin e tij ISSAT mbështetet në bashkëpunimin me trupën diplomatike të akredituar në RSH, si dhe me diplomatë me përvojë karriere të përfaqësive diplomatike të huaja në vende të tjera të rajonit.

APAAL ( Agjenisa Publike e akreditimit te Arsimit te Larte ) është gjithashtu një partner i ISSAT, e cila ndihmon përmes konsulencës së saj për zbatimin e standardeve me të larta të cilësisë.

 

Në vitet akademike 2008-2010 dhe 2009-2011, IAL ISSAT zbatoi marrëveshjen akademike me një partner me përvojë ndërkombëtare në fushën e Arsimit të Lartë – Universitetin e Biznesit dhe Studimeve Ndërkombëtare, Gjenevë, Zvicër (UBIS).

UBIS është pjesë e konsorciumit POTOMAC, USA, institucioneve që zhvillojnë aktivitetin e tyre në fushën e arsimin të lartë. UBIS është anëtar i Asamblesë Ndërkombëtare për Kolegjiumin e Arsimit të Biznesit dhe Anëtar i Këshillit të Europës të Shkollave Ndërkombëtare; UBIS dhe është i çertifikuar prej EduQua-së.

Në vitet akademike 2008-2010 dhe 2009-2011, ISSAT i realizoi Studimet Master të Nivelit të Dytë në bashkëpunim me UBIS University of Business and International Studies ( Gjenevë, Zvicër ) duke ofruar kurrikula të përbashkëta Master me standartet më të përparuara.

partneriteti

UBIS është i njohur në thellësi me kurrikulat dhe syllabuset e ISSAT dhe i ka konsideruar ato zyrtarisht të parametrave ndërkombëtare.

 

Studentët në përfundim të vitit akademik u pajisën me dy diploma: Diplomën ISSAT, MA ( Niveli i Dytë) dhe Diplomën MBA – UBIS.

Issat

RESEARCH

‘ISSAT’ has a rich scientific research activity, which is conducted through conferences, individual studies of training experts, students’ individual and group studies, research projects, and publications. Individual studies represent the main activity.

The scientific-research results have become known through various institutional conferences organized at the institutional level by areas and specialties, as well as through open conferences, where renowned foreign personalities in the areas of policy-making, economy, sociological sciences, business management, and accredited foreign diplomatic representatives in Albania have been invited.

Issat

STRATEGJIA

Strategjia afatshkurtër e ISSAT përfshin:

organizimin e Trajnimeve të njohura ndërkombëtarisht, Konferencave, Workshop-eve, Seminareve, me fokus në:

– IA (Inteligjencë Artificiale)
– Bujqësi -Ekononominë Blu
– Energjinë e Rinovueshme
– Art dhe Kulturë

ISSAT do vazhdojë t’u japë prioritet Projekteve dhe Studimeve Strategjike në bashkëpunim me FEDE (Federatën Europiane të Edukimit) mbi:

Inteligjencën Artificiale integrimit dhe përdorimit të saj në Administratën publike dhe jopublike;
Hidrocentraleve në Shqipëri;
Menaxhimit të ujitjes, kullimit dhe mbrojtjes nga përmbytjet;
Industrisë Tekstile në Shqipëri, masave për riorganizimin dhe rifunksionimin e saj;
Menaxhimit të Turizmit;
Menaxhimit dhe Zhvillimit Bujqësor;
Energjisë së rinovueshme;
Tregtisë elektronike (E-Commerce);
Sigurisë Ushqimore;
Urbanistikës së qytetit;