ISSAT

Të Personalizuara

Një Staf i përgatitur dhe kualifikuar mirëfilli profesionalisht është kapitali i sigurt i një institucioni, apo organizate.

“Transformimi sot është më shumë sesa thjesht ndryshime në teknologji, kanal ose konkurrencë – janë të gjitha njëherësh”

– Steve Blanks

Në kushtet e një mjedisi socio-ekonomik në ndryshim të vazhdueshëm, punëdhënësit dhe të punësuarit duhet të jenë të përgatitur për mosfunksionimin e qasjes së tyre ekzistuese në vitet e ardhshme dhe për t’iu përshtatur e përgjigjur realtitetit inovativ.

Punonjësit duhet të përmirësojnë rregullisht aftësitë dhe kompetencat e tyre për një efikasitet maksimal në të gjitha rrethanat, të njëjta, ose të ndryshuara.

Programet e personalizuara, të përshtatura dhe ofruara për drejtuesit e një institucioni, ose një kompanie të vetme, mundësojnë që drejtuesit e tyre të zhvillojnë njohuri, aftësi, qëndrime të reja dhe rezultate, të cilat ndikojnë drejtpërsëdrejti në mbarëvajtjen e aktivitetit.

‘ISSAT’, prej shumë vitesh ofron trajnime të personalizuar/dedikuar për stafet e Institucioneve publike (qendrore, lokale, të pavarura), kompanive private dhe individëve, duke siguruar një zhvillim optimal profesional të punonjësve në pozicionet e tyre të punës.

 
Programet e personalizuar ofrohen për një kompani (të gjithë stafin e saj), një departament të veçantë, një individ ose grup individësh.

Për çdo institucion dhe kompani është shumë e rëndësishme që të kryejnë kurset e duhura, në kohën e duhur dhe me njerëzit e duhur. Përmes kurseve trajnuese, punonjësit fitojnë ekspertizë të vlefshme për të avancuar profesionalisht, si dhe për të planifikuar hapa ambiciozë në karrierën e tyre.

Programet e personalizuar të trajnimit bëjnë të mundur plotësimin e çdo nevoje specifike në çdo fazë ose nivel të karrierës suaj. Kurrikulat e trajnimeve të ‘ISSAT’, mund të porositen, përshtaten sipas nevojave dhe kërkesave të veçanta për trajnim të një institucioni, kompanie ose individi.

Para hartimit dhe zhvillimit të një programi trajnues nga ana e ISSAT:
  • identifikohen qëllimet e biznesit tuaj dhe vlerësohen nevojat kryesore për trajnim të punonjësve për t’i arritur këto qëllime.
  • vlerësohen drejtuesit, menaxherët dhe stafi aktual.
  • analizohen backgroundi, historia, projektet, arritjet e kompanisë.
  • studiohen rastet dhe shembujt realë nga biznesi i kompanisë.
  • diskutohen kërkesat e grupit të punonjësve, në bazë e varësi të tyre caktohen temat e trajnimit, aktivitetet përkatëse, duke ofruar zgjidhjet e përshtatshme për veprimtarinë e kompanisë.
  • përgatiten programe praktike trajnimi për të rritur besimin dhe kompetencat e menaxherëve që janë përgjegjës për stafin e kompanise dhe performancën e tyre.
  • nisur nga pervoja e gjerë, ekspertet trajnues të ISSAT këshillojnë institucionet dhe kompanitë për një gamë të gjerë çështjesh, me të cilat merren menaxherët.
Avantazhet e Trajnimeve të Personalizuara
  • Përmirësimi sistematik i punës, perfomancës profesionale në çdo institucion, organizatë, kompani është thelbësor për suksesin.
  • Rifreskimi i njohurive, të mësuarit e gjërave të reja, nxitja e kreativitetit, motivimit të punonjësve, janë elementët kyç të ndikimit të çdo kompanie në arenën konkuruese të biznesit.
  • Mundësia e të mësuarit nga sukseset dhe dështimet e të tjerëve, të përvetësuarit nga më të mirët të dijeve dhe praktikave.
  • Kultura institucionale formësohet e forcohet përmes standarteve dhe rregullave të vendosura.
  • Kursehet kohë dhe para për kompanitë.
  • Fitimet e kompanive rriten.
  • Nuk ecni ngadalë dhe nuk jeni mbrapa në një botë që ecën shpejt.
  • Jeni në sinkron me zhvillimet më të fundit në Teknologji.
  • Sfidoni dhe kryesoni në listën e konkurrentëve tuaj.
  • Identifikimi i dobësive në drejtim të njohurive, sjelljeve dhe aftësive profesionale.
  • Rritja sinjifikative e produktivitetit, rezultateve konkrete në punë.
  • Shmangia e rekrutimit nga kompani të tjera të punonjësve tuaj

You are greater than you know”

– Mother Teresa