Trajnime

Instituti I Studimeve Strategjike Dhe Trajnimeve “ISSAT”
themeluar në 2006 ofron:

Në Institutin ‘ISSAT’

zhvillohen mbi 50 Trajnime të Çertifikuara nga FEDE.

Trajnimet e dobishme, praktiketë përditësuara me njohuritë dhe teknikat inovatore, u shërbejnë të gjithë personave të interesuar, institucioneve dhe organizatave për t’u përmirësuar dhe realizuar arritje profesionale domethënëse.

Mbi 16 mijë persona të trajnuar dhe kualifikuar në ‘ISSAT’ gjatë periudhës 2006-2024 me rekorde shumë pozitive si: ngritja profesionale e punonjësve të administratës publike dhe private, punësimi i të trajnuarve në përputhje me kërkesat dhe pritshmërinë e tyre.

88% e të trajnuarve në ‘ISSAT’ kanë patur përfitime në drejtim të karrierës së tyre, si promovim, ngritje në detyrë, ose fillim i një karriere të re.

Punësimi

Punësimi, përthithja e menjëhershme nga Tregu i Punës i të trajnuarve të ‘ISSAT’ është një dëshmi e fortë e kualifikimit cilësor të tyre.

Në aktivitetin e tij ‘ISSAT’ i jep përparësi ndërtimit të kapaciteteve.

Kurset janë përshtatur dhe zhvillohen në bazë të një vlerësimi dhe analize të nevojave për Trajnim në Institucionet publike dhe sektorin privat.
Filozofia jonë në ndërtimin e kapaciteteve është të inkurajojmë pjesëmarrësit të angazhohen maksimalisht e të vetësfidohen gjatë Trajnimit.
Përvoja e ekspertëve trajnues, kontributi dhe rezultatet e vetë pjesëmarrësve shërbejnë si bazë për të stimuluar reflektimin dhe kreativitetin.
Me shembujt konkretë, rastet studimore, seancat “brainstorm” dhe seancat me role te luajtur nga pjesëmarrësit në situata të caktuara, Trajnimet janë interaktivë dhe shumë tërheqës.

’ISSAT’ përgatit çdo vit profesionistë të rinj në profile të ndryshme duke rritur konkurueshmërinë e tyre në tregun vendas dhe të huaj.

Nëse po planifikoni të filloni një karrierë të re ose të ndryshoni pozicionin aktual të punës, Çertifikatat Ndërkombëtare në ‘ISSAT’, ju ndihmojnë të bëheni gati për punë brenda dhe jashtë vendit.

Aftësitë e përmirësuara dhe aplikimi i tyre në praktikë do të jenë ekspertiza juaj tek punëdhënësit e mundshëm.

Trajnime të Avancuara

Studime Strategjike

Konsulencë Profesionale

Kërkime Shkencore

Përfituesit e Trajnimeve

  • Nëpunësit e të gjitha niveleve të Administratës qendrore, vendore & Institucioneve të pavarura.
  • Stafet e Organizatave të Shoqërisë Civile
  • Sipërmarrës
  • Menaxherë kompanish
  • Ekspertë, profesionistë, teknicienë të çdo fushe.
  • Të sapodiplomuarit në kërkim për t’u pozicionuar në Tregun e Punës.

Trajnimet në ISSAT drejtohen nga ekspertë të spikatur për përvojën dhe aftësitë e shkëlqyera profesionale, si dhe ato kërkimore – shkencore.

Interesimi intensiv dhe sistematik nga ana e individeve, Institucioneve dhe Organizatave për Trajnimet e ‘ISSAT’ është tregues i profesionalizmit dhe misionit të suksesshëm të ISSAT.

Përditësimi i Programeve të Trajnimit, investimi konstant tek stafi i ‘ISSAT’, përkushtimi ndaj kërkesave dhe nevojave të pjesëmarrësve, prijnë punën tonë duke siguruar shërbime me rezultate të shkëlqyera dhe përmbushje të pritshmërisë së kursantëve.

Përparësitë e Trajnimeve në ‘ISSAT’

  • Programet e Trajnimit janë praktikë intensive profesionale dhe plotësojnë nevoja e kërkesa specifike në çdo stad të karrierës suaj.
  • Stafi trajnues. Ekspertizë dhe përvojë të mirefilltë.
  • Metodologjia. Njohuri teorike bashkëkohore në ekuilibër me praktikën. Aplikim i zgjidhjeve të problematikave dhe situatave profesionale.
  • Rifreskim, përditësim informacioni, teknikash, ushtrime, raste studimore.
  • Mprehje dhe zgjerim aftësish drejtuese dhe menaxhuese.
  • Njohuri të përmirësuara mbi fushën dhe aftësi për t’i aplikuar konkretisht dhe efektivisht në pozicionin e punës.
  • Lehtësim në arritjen e qëllimeve profesionale të pjesëmarrësve, si në planin afatshkurtër dhe në atë afatgjatë.
  • Ngritje e kapaciteteve individuale dhe të organizatave.
  • Rritje profesionale dhe personale.
  • Përfshirje në net-rrjet profesional, mundësi diskutimi, shkëmbimi, zbulimi dhe formimi idesh të reja.
  • Programe trajnimi të personalizuar për sektorin publik dhe privat.
  • Përvojë e këndshme sociale.

Që në fillimet e tij, ‘ISSAT’ është përshtatur me kërkesat dhe nevojat e tregut të punës dhe ka shtuar Trajnime të reja për të ndihmuar individët të kualifikohen dhe përgatiten për karrierën, pozicionet e punës të synuara prej tyre.

‘ISSAT’ është prej shumë vitesh Institucioni i përzgjedhur nga individët, Institucionet dhe organizatat për t’u trajnuar. Në ‘ISSAT’ ndërtohen kapacitetet profesionale; sigurohet pajisja e të gjithë pjesëmarrësve me njohuri, aftësi, dhe atribute për të patur sukses gjatë karrierës së tyre.

Plan your work for today and every day, then work your plan”

– Margaret Thatcher