ISSAT

Rreth ISSAT

ISSAT

Instituti i Studimeve dhe Trajnimeve Strategjike

“ISSAT”, themeluar në vitin 2006, i liçencuar dhe akredituar nga autoritetet vendase dhe të huaja, për të ofruar Formim të avancuar profesional, mbart një histori dhe përvojë unike në ofrimin e Trajnimeve dhe ekspertizës më të mirë për Administratën publike, Korporatat, Sipërmarjet, Organizatat në të gjithë Shqipërinë.

Prej 18 vitesh, misioni i ISSAT është dhe mbetet rritja e kapaciteteve, pasurimi i burimeve njerëzore të disponueshme për tregun vendas dhe të huaj.
Mbi 16,000 persona të trajnuar dhe kualifikuar nga ISSAT gjatë 2006-2024, në 58 Trajnime.
Çertifikuar në fushat e Menaxhimit, Ekonomisë, Financës, Shëndetësisë, Sociologjisë, Inxhinierisë, Shkencave Kompjuterike, Psikologjisë.

Në një realitet social dhe ekonomik që ndryshon vazhdimisht, galopi teknologjik e zhvillimi inovativ, aplikimi dhe përvetësimi i koncepteve, teknikave, modeleve, strategjive të reja është një domosdoshmëri.

management

ISSAT përgjigjet dhe kontribuon drejtpërdrejt në: kualifikimin e avancuar bashkëkohor të profesionistëve te rinj dhe atyre me përvojë, duke i ekspozuar ndaj ideve dhe modeleve risi, duke i ndihmuar të zgjerojnë njohuritë e tyre, përditësojnë aftesite, mësojnë praktika dhe teknika të reja, ndjekin ritmin e teknologjisë, thellojnë ekspertizën e tyre profesionale.

ISSAT & FEDE

Aktiviteti trajnues në ISSAT është i miratuar dhe Çertifikuar nga
FEDE – Federata Europiane e Edukimit.

Trajnimet e ISSAT janë çertifikuar dhe njihen zyrtarisht nga FEDE-FEDERATA EUROPIANE E EDUKIMIT.

 

Çertifikata përmban dy vulat respektive të FEDE dhe ISSAT, si dhe një nr.identifikimi nga FEDE për secilin student. 

 

Studentët e ISSAT pajisen me Çertifikatë të miratuar nga FEDE, e cila është e mirënjohur në të gjitha hapësirat europiane dhe më gjerē.

 

FEDE është e Akredituar nga: EDUQUA, ACBE, ALTE, IFEF, COUNCIL OF EUROPE, GRECO, FEEF, GEOPA.

Një nga prioritetet kryesore në veprimtarinë e ISSAT, është të ndihmojë studentët të krijojnë besim dhe përçojnë besueshmëri, të aplikojnë dhe realizojnë potencialin e tyre, zhvillojnë të menduarit analitik dhe kritik, kultivojnë përgjegjshmërinë, ndjeshmërinë e tyre ndaj kulturës, artit, çështjeve të ndryshme që preokupojnë individin dhe komunitetin. ISSAT frymëzon lidershipin. Studentët e ISSAT menaxhojnë dhe janë liderë të kapitalit njerëzor.

Që në fillimet e konceptimit, organizimit të tij ISSAT, u bazua në përvojën më të mirë vendase dhe të huaj në fushën e Arsimit Shkencës dhe Kërkimit. Bashkëpunimi i ISSAT është institucionalizuar me disa universitete jashtë vendit si: Universiteti UBIS Gjenevë, Zvicër. Nga bashkëpunimi me këtë Universitet, u diplomuan 400 studentë në Programet Master MBA. Marrëveshje tjetër e rëndësishme ishte ajo me Maastricht School of Management (Hollandë) dhe ISSAT për Programet DBA.

 

Vizioni Ynë

“Të jemi Institucioni elitar në Shqipëri, në Formimin dhe Edukimin e avancuar të Ekzekutivit (të Administratës Publike dhe Private).

Të krijojmë dhe kultivojmë me përkushtim profesionistë dhe liderë vizionarë, që sjellin ndryshime të qëndrueshme me ndikim pozitiv e të sigurt në zhvillimin e vendit dhe shoqërisë.

Të nxisim, frymëzojmë dhe fuqizojmë drejtuesit e së tashmes dhe të ardhmes, me njohuri, aftësi teknikat më avangardë dhe transformuese në Organizatat dhe Industritë e tyre, në përshtatje me kompleksitetin e sfondit global”.

PhD Ilda Mejdani Jeha

Misioni ISSAT

Të realizojë një platformë dinamike dhe inovatore trajnuese, e cila përmirëson aftësitë profesionale të pjesëmarrësve, forcon kompetencat dhe rezultatet e tyre konkrete në tregun e punës (vendas dhe të huaj).

Të drejtojë zhvillimin profesional të individëve (në çdo fazë të karrierës) të institucioneve dhe korporatave, të rrisë ndikimin dhe efektshmërinë e roleve të tyre në përballimin e sfidave lokale dhe globale.

Të ndikojë pozitivisht në uljen e nivelit të papunësisë.

Të sigurojë për Institucionet shtetërore shqiptare (qendrore, lokale, të pavarura), kapacitete cilësore të burimeve njerëzore nëpërmjet Trajnimeve të Avancuara Profesionale dhe Konsulencës.

Të formojë dhe garantojë burime njerëzore jashtëzakonisht të afta, përmes Trajnimeve Ekzekutive dhe të Personalizuara për institucionet, organizatat dhe kompanitë private që kontribuojnë në mënyrë aktive në rritjen dhe zhvillimin kombëtar.

Të përforcojë partneritetin me Institucione homologe ndërkombëtare dhe me Korporata të mirënjohura.

Të frymëzojë Lidershipin. Studentët e ‘ISSAT’ të bëhen drejtuesit e menaxhimit efikas të kapitalit njerëzor në institucionet publike dhe private.

 

Të rrisë kapacitetet në fushën e hartimit te politikave, zbatimit të planeve dhe të strategjive në drejtimet më prioritare për zhvillimin e vendit.

Të monitorojë dhe vlerësojë progresin ekonomik-politik-social në nivel lokal dhe kombëtar përmes kërkimeve shkencore, studimeve dhe analizave, të cilat shërbejnë për të rekomanduar politika të rëndësishme ndërgjegjësimi dhe zhvillimi.

Të nxisë mendimin alternativ dhe pjesëmarrjen aktive të shoqërisë në proceset reformuese politike, ekonomike dhe sociale.

Vlerat ISSAT

  • reputacioni
  • përvoja në edukimin dhe formimin specializues
  • programe dhe metodologji trajnuese inovatore
  • ekspertiza
  • cilësia e lartë
  • partneriteti me Institucionet (vendase & te huaja)
  • kontributi në zhvillimin e lidershipit
  • përditësimi dhe përçimi i së resë
  • komunikimi
  • puna në grup
  • vetëbesimi
  • këmbëngulja
  • motivimi
  • kreativiteti
  • etika
  • integriteti
  • vizioni