ISSAT

Ekzekutive

‘ISSAT’ ofron Trajnime Ekzekutive për drejtuesit, specialistët dhe profesionistët në Sektorin publik dhe privat.

Edukimi Ekzekutiv është një mundësi e rëndësishme veçanërisht për bizneset, e cila u ofron drejtuesve dhe menaxherëve njohuri, aftësi dhe këndvështrime të reja.

 
Përfituesit
  • Sipërmarrës
  • Menaxherë
  • CEO të Kompanive dhe OJF-ve.
  • Përgjegjësit për trajnim-zhvillimin e stafit.
  • Drejtuesit e burimeve njerëzore.
  • Hartuesit dhe Vendimarrësit strategjikë.
  • Specialistë, teknicienë me role ekzekutive/zbatuese.
Përparësitë e Trajnimeve Ekzekutive
  • Bëheni drejtues më reflektues, kreativë, të vetëdijshëm, strategjikë, produktivë.
  • Fitoni ekspertizë për praktikat e biznesit.
  • Krijoni dhe shtoni vlera të reja për Organizatën tuaj dhe komunitetin, si dhe zbuloni mundësi të reja karriere.
  • Fitoni shkathtësi menaxhimi në mjedise të larshmishme biznesi.
  • Përvetësoni mendësinë, qëndrimin dhe sjelljen e një sipërmarrësi duke menaxhuar risqe dhe situata të papritura e të paparashikuara.

Sfidat, risitë e vazhdueshme, modelet e reja të biznesit, një ekonomi dinamike, zhvillimi i teknologjive kanë bërë që mësimi i koncepteve të reja të jetë një domosdoshmëri.

Programet e Trajnimit Ekzekutiv përqendrohen në industri, profile dhe role të ndryshme, shpesh edhe në përmirësimin e aftësive të drejtuesve si: bindja, negociatat të tilla si: bindja, negociatat, krijimi i ekipit, komunikimi, menaxhimi i kohës etj.

 

Programet e Trajnimit Ekzekutiv ndihmojnë drejtuesit e biznesit të rrisin performancën personale dhe organizative, duke krijuar njëkohësisht ndikim pozitiv në biznesin vendas.

Programet e Trajnimit hartohen dhe përshtaten plotësisht me nevojat individuale dhe ato institucionale, duke mundësuar që individët, institucionet dhe organizatat të frymëzohen, pasurohen dhe fuqizohen me njohuri dhe aftësi profesionale, për rezultate të rëndësishme në tregun e punës vendas dhe të huaj.

Programet e Trajnimeve Ekzekutive kanë një qasje unike. Në hartimin e secilit program prin elementi i inovacionit dhe ai ndërdisplinor. Me një theks në ofrimin e programeve të formimit ekzekutiv të avancuar ‘ISSAT’ është përkushtuar në përgatitjen e drejtuesve dhe profesionistëve për avancimin profesional, si dhe të organizatave të tyre për sfidat e ardhshme.

 

Remain a lifelong student. Don’t lose that curiosity”

– Indra Nooyi