Instituti ISSAT është themeluar me qëllimin dhe misionin, për të qenë model elitar i Edukimit dhe Formimit Profesional në Shqipëri.
Përgjatë 18 viteve të veprimtarisë së tij, arritjet dhe kontributi i ISSAT janë të jashtëzakonshme.
Me besimin e fortë në fuqinë transformuese të Edukimit, studentët e ISSAT janë trajnuar e mjeshtëruar në aftësitë e tyre profesionale përmes Programeve dhe dijeve më bashkëkohore e inovatore, qasjeve, teknikave dhe praktikave më të suksesshme, duke u përgatitur për punët e të sotmes dhe të së nesërmes në Tregun lokal dhe atë global.
Bashkëpunimi i Institutit “ISSAT” me Institucione dhe partnerë ndërkombëtarë, u ka dhënë studentëve mundësi të çmuara për të shpërfaqur dhe realizuar potencialin e tyre, për të mbërritur kulme karriere (brenda dhe jashtë vendit), si dhe për të patur rol e ndikim domethënës në shoqëri.
ISSAT përfaqëson një mjedis cilësor të Kulturës së të mësuarit, shembullin e Edukimit mbi moral, përkushtim, ambicje dhe vizion.
T’i bashkohesh ISSAT dhe të bëhesh pjesë e tij do të thotë, të zgjedhësh Institucionin në të cilin, u jepet jetë ideve e projekteve profesionale në nivelin që do t’ju shënjojnë karrierën, si dhe do t’ju hapin ndaj botës.
Në peizazhin me ndryshime të pandalshme e dinamizëm të provokuar ndjeshëm nga evolucioni teknologjik,
ISSAT është vendi, ku do të përditësoheni, orientoheni, zhvilloheni dhe bëheni gati për t’u përballur me realitetin kompleks profesional dhe njerëzor.
Historiku – ISSAT