Trajnimi fokusohet në përvetësimin e koncepteve bazë të administrimit shkresor në institucionet publike e private, si dhe në detyrimet ligjore për krijimin, ruajtjen dhe shfrytëzimin e pasurisë arkivore si pjesë e trashëgimisë kombëtare në institucionet shtetërore e biznesin privat.
Aftësimi i pjesëmarrësve për krijimin, administrimin, ruajtjen dhe pasurimin e një Arkive në institucion publik apo privat, nëpërmjet zhvillimit të seminareve dhe orëve praktike.
Prof. Dr Nevila Nika është diplomuar në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, Universiteti i Tiranë. Prof. Nika, ka një eksperiencë të gjatë në punën kërkimore shkencore dhe si drejtuese në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave. Ajo ka publikuar një numër të konsiderueshëm artikujsh shkencorë në fushën e Arkivistikës, dhe ka qenë ideuesja dhe themeluesja e Masterit Profesional të Arkivistikës pranë Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, Universiteti i Tiranës. Aktualisht është Rektore dhe Lektore pranë UET.
Dr. Ardiana Topi është diplomuar në Informatikë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës. Mban titullin Doktor i Shkencave në fushën e Arkivave Elektronike dhe ka eksperiencë prej 15 vitesh në këtë drejtim.