Njohuri dhe aftësi për menaxhimin efektiv të Pasurive të Paluajtshme, për të përgatitur strategji investimesh, për të monitoruar performancën dhe për t’u mbrojtur nga rreziqet financiare.
Zhvillimi i aftësisë për të analizuar dhe vlerësuar mundësitë e investimit në Pasuritë e Paluajshme, duke përdorur Analizën financiare dhe teknikat e vlerësimit.
Menaxhimi i Likuiditetit i Pasurive të Paluajtshme, duke bërë të mundur që kompania të përmbushë detyrimet aktuale.
Mbrojtja nga risku: Identifikimi dhe minimizimi i rreziqeve që lidhen me Pasuritë e Paluajtshme.
Përgatitja për çështjet ligjore dhe tatimore. Njohuritë dhe kuptimi i legjislacionit dhe rregullave tatimore, që ndikojnë në Menaxhimin e Pasurive të Paluajtshme.
Etika dhe përgjegjësia në Menaxhimin e Pasurive të Paluajtshme, respektimi i interesave të investitorëve dhe personave të tjerë të përfshirë.
Sistemi i regjistrimit të Pasurive të Paluajshme, raste problematike të regjistrimit fillestar, vlerësimi i Pasurive të Paluajshme, shpronësimi, pasuritë informale etj.
Aftësimi juaj në shitjen e Pasurive të Paluajtshme, përgatitja e strategjive efikase të Marketingut.
Trajnimet për studentët që janë në ndjekje të studimeve (Bachelor dhe Master) ofrohen me bursë deri në 50% të tarifës.