Prokurimi Publik si një proces i pranishëm në të gjitha Institucionet e Administratës publike pa përjashtim dhe njëkohësisht një proces i pranishëm në aktivitetin e sektorit privat, njohja e tij merr vlerë dhe rëndësi të madhe. Trajnimi i Prokurimit Publik–platforma elektronike, synon të garantojë që të gjithë pjesëmarrësit në përfundim të tij të jenë të aftë të përdorin platformën elektronike, të kenë një zotërim të plotë të rregullave të pёrdorimit tё platformёs elektronike, si dhe praktikat më të mira në këtë fushë.
Pjesëmarrësit të :
Kursi do të drejtohet nga Trajnere Suela Prençi, diplomuar si Juriste në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Ajo është Çertifikuar “Trajnere e Prokurimit Publik për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë” nga Agjensia e Prokurimit Publik, në bashkëpunim me Projektin e BE dhe “Trajner Trajnerësh për Oficerët e Prokurimit Publik” nga Agjensia e Prokurimit Publik dhe Marrëveshja e Prag Sfidës së Mijëvjeçarit për Shqipërinë. Është Këshilltare pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë me një eksperiencë mbi 15 vite në fushën e Prokurimit Publik, duke përfshirë çdo etapë të procesit të Prokurimit Publik, që nga teoria deri në zbatimin e tyre në praktikë..
Trajnimet për studentët që janë në ndjekje të studimeve (Bachelor dhe Master) ofrohen me bursë deri në 50% të tarifës.