Kategoria:Ekonomi - Finance, Menaxhim
Aftësitë:Administrative, Financiare, Menaxheriale
Trajnimi ka si qëllim t’u ofrojë pjesëmarrësve konceptet, metodat dhe teknikat kryesore të kryerjes së një Auditimi në praktikë, si dhe t’i ndihmojë në përforcimin e aftësive të tyre në lidhje me veprimtarinë e Auditimit. Trajnimi është një mundësi shumë e mirë për të testuar njohuritë, opinionin dhe nivelin tuaj profesional në Auditim përmes rasteve konkrete dhe diskutimeve interaktive.
rolin dhe misionin e Auditimit të brendshëm dhe të jashtëm (sektori publik dhe privat);
tipet e Auditimit, elementët përbërës; politikat standartet, rregullat profesionale për secilin tip të auditimit;
organizimin, funksionimin, planifikimin, procesin aktivitetet dhe përmasat e Auditimit, kuadrin ligjor dhe funksionimi e strukturave të tij.
Nëpunës të Administratës publike.
Drejtues biznesesh.
Përfaqësues të shoqërive tregtare ose administratorë të tyre.
Ekspertë biznesi, ekspertë të taksave, ekspertë të pasqyrave financiare.
Drejtues burimesh njerëzore.
Ekonomistë.
Financierë-Kontabilistë.
Studentë të Programit MSc & MA Profesional. (profili Adm.Biznesi, Ekonomi-Financë).
Trajnimet për studentët që janë në ndjekje të studimeve (Bachelor dhe Master) ofrohen me bursë deri në 50% të tarifës.