Trajnimi ka si qëllim të rrisë nivelin e njohurive dhe aftësive të pjesëmarrësve mbi Fizioterapinë, si dhe të influencojë në ndryshimin e koncepteve të kujdesit ndaj aftësisë së kufizuar dhe ndaj pacientëve përsa i përket trajtimit me anë të Fizioterapisë.
Përvetësimi i teknikave dhe metodave rehabilituese për trajtimin e personave përmes Fizioterapisë profesioniste.
Përmirësime në vlerësimin e punës së punonjësve, nëpërmjet protokolleve për të angazhuar pacientin drejt integrimit social.
Perfeksionimi i rolit të fizioterapistit në aktivitetet e jetës së përditshme në drejtim të trajtimit në tërësi të pacientëve.
Fizioterapistë në profesion.
Psikomotricienë.
Terapistë zhvillimi.
Personeli i Institucioneve të Kujdesit Shëndetësor.
Personeli i punësuar në qendra ditore zhvillimi.
Persona të interesuar për njohuri mbi Fizioterapinë.
Prindër që kanë fëmijë me aftësi të kufizuar
Studentë të Programit MSc.&MA Profesional (profili Mjekësi, Fizioterapi)
Trajnimet për studentët që janë në ndjekje të studimeve (Bachelor dhe Master) ofrohen me bursë deri në 50% të tarifës.