Kategoria: Shkenca Juridike-Politike
Aftësitë: Administrative, Ekonomist, Juridike
Aftësimi profesional i pjesëmarrësve në përputhje me ndryshimet legjislative/procedurat, si dhe me praktikat më të mira në shërbim të biznesit, ku mbulohen të gjitha fushat e aktivitetit të Administratës Doganore, lidhur me procedurat dhe detyrimet doganore, borxhin doganor, vlerën doganore, produktet e akcizës, Marrëveshjet e Tregtisë së Lirë që zbaton Shqipëria.
Formim, plotësim, rritje aftësish, përditësim dijesh, ekspertizë.
Ulja e kostove të transaksionit nëpërmjet pakësimit të kostove të fshehura të proçedurave të import-eksportit. (Gabime, humbje e shitjeve, blerjeve, kostoja e kohës së humbur etj).
Rritje e produktivitetit dhe eficiencës.
Specialistë më konkurrues në tregun e punës.
Punonjësit e sektorit Marketing, Menaxhim, Financë të kompanive me veprimtari Import-Eksporti.
Punonjësit e Agjensive doganore.
Spedicionerët.
Konsulentë dhe lehtësues të procedurave të import-eksportit.
Punonjës të institucioneve publike, puna e të cilëve lidhet me proçedurat eksport-importit.
Përfaqësues të shoqërive tregtare ose administratorë të tyre.
Drejtues biznesesh të mesme.
Studentë të Programit MSc dhe MA Profesional (profili Adm.Biznesi, Ekonomi-Financë, Juridik).
Persona të interesuar për të konkurruar në tregun e punës.
Trajnimet për studentët që janë në ndjekje të studimeve (Bachelor dhe Master) ofrohen me bursë deri në 50% të tarifës.