Trajnimi fokusohet në përvetësimin e koncepteve bazë të administrimit shkresor në institucionet publike e private, si dhe në detyrimet ligjore për krijimin, ruajtjen dhe shfrytëzimin e pasurisë arkivore si pjesë e trashëgimisë kombëtare në institucionet shtetërore e biznesin privat.
Aftësimi i pjesëmarrësve për krijimin, administrimin, ruajtjen dhe pasurimin e një Arkive në institucion publik apo privat, nëpërmjet zhvillimit të seminareve dhe orëve praktike.
Për të rritur imazhin e Kompanisë, ka nevojë për përkushtim, kreativitet dhe profesionalizëm.