Sot në “ISSAT”, gjatë vizitës zyrtare të Z.René van der Linden, ish- President i Asamblesë Parlamentare të Këshilit të Evropës dhe President Honorifik i Parlamentit Evropian.
Në takim, u diskutua mbi veprimtarinë dhe kontributin e Institutit “ISSAT” në krijimin e Elitës profesionale të vendit.
Në mënyrë të veçantë u vlerësua ndërkombëtarizimi i Trajnimeve të “ISSAT”,
përmes njohjes së tyre nga Federata e Edukimit Evropian (FEDE), Francë.
Gjithashtu, patëm kënaqësinë të prezantonim hapësirën kulturore-artistike ART ROOF, e cila do të ftojë, promovojë dhe inkurajojë artistët e rinj dhe profesionistët e zhanreve të ndryshme.
Falenderojmë Z.René van der Linden për vizitën, mbështetjen dhe dedikimin ndër vite ndaj Institutit “ISSAT”.