Dr. Ilda Mejdani Jeha është themeluesja dhe drejtuesja e Institutit te Studimeve Strategjike e Trajnimeve “ISSAT”.
E lindur dhe rritur në Berat, është angazhuar dhe ka drejtuar së hershmi aktivitete artistike-kulturore në këtë qytet.
Në vitin 1996, fitoi vendin e parë në Konkursin e pranimit për Studime universitare në Degën Gjuhë- Letërsi shqipe, në Universitetin e Tiranës.
Pas diplomimit (2000) me rezultate të shkëlqyera, emërohet në Departamentin e Marrëdhenieve me Jashtë në Rektoratin e Universitetit të Tiranës.
Në vitin 2003, vazhdoi karrierën në Kontrollin e Lartë të Shtetit, në Departamentin e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë.
2003-2005, kreu dhe përfundoi MA (SHPU) “Studime Europiane”, UT. Tema e Diplomës MA, u vlerësua maksimalisht (nota 10).
Në vitin 2006 themeloi Institutin “ISSAT”.
Përgjatë 18 viteve të drejtimit të tij, Dr. Mejdani Jeha realizoi Marrëveshje dhe bashkëpunime të rëndësishme me Institucionet shqiptare dhe ndërkombëtare në fushën e Edukimit të Vazhduar dhe Studimeve Master, (UBIS-University of Business and International Studies, Geneve, Swiss, MSM -School of Management, Maastricht, Netherlands).
Organizoi dhe drejtoi Konferenca, Seminare dhe takime shkencore ndërkombëtare me personalitete dhe ekspertë (vendas e të huaj) të fushave të ndryshme.
Roli i saj në ISSAT është shumëpërmasor si: hartuese kurrikulash, drejtuese didaktike, Trajnere trajnerësh, referuese në Konferenca dhe Simpoziume Ndërkombëtare, Këshilluese karriere, etj.
2007-2011 ndoqi me kohë të plotë studimet në Degën Drejtësi, UT.
Në 2019, mbrojti Doktoraturën me Temë: “Presidenti i Republikës. Marrëdhëniet kushtetuese me Kuvendin në Shqipëri. Përvoja shqiptare në vështrim të krahasuar.”
Punimi i Doktoraturës u vlerësua maksimalisht për nivelin shkencor dhe për kontributin e tij në drejtim të Reformimit të Institucionit të Presidencës në Shqipëri.
Prej vitit 2021, ISSAT është anëtar i FEDE, Federatës së Edukimit European dhe aktiviteti i tij është i Certifikuar nga FEDE. Përmes Marrëveshjes me FEDE, Trajnimet e ISSAT janë të njohura në Europë e më gjerë.
Në vitin 2022, Ilda Mejdani Jeha, themeloi ARTROOF, hapësirën artistike-kulturore në Institutin “ISSAT”.