“ISSAT”, themeluar në vitin 2006, i licencuar dhe akredituar nga autoritetet vendase dhe të huaja, për të ofruar kurse të avancuara profesionale, mbart një histori dhe përvojë unike në ofrimin e Trajnimeve dhe ekspertizës më të mirë për administratën publike, kompanitë, organizatat, bizneset në të gjithë Shqipërinë.
Në një realitet social dhe ekonomik që ndryshon vazhdimisht, galopi teknologjik e zhvillimi inovativ, aplikimi dhe përvetësimi i koncepteve, teknikave, modeleve, strategjive të reja është një domosdoshmëri.
‘ISSAT’ ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në kualifikimin e avancuar të profesionistëve
ISSAT është një Institut me vizion dhe shumë motivues. Kam patur fatin të jem një ndër studentët e këtij Institucioni. Aty promovohen më mirë se kudo vlerat e studentëve. Bie në sy serioziteti, përgatitja e lartë shkencore e lektorëve. Kërkesat e këtij Institucioni të bëjnë që të arrish pritshmëritë e tua për të ardhmen.
Një staf elitar dhe i përkushtuar, i përbërë nga personalitetet më të shquara në fushën e së Drejtës Ndërkombëtare, i cili përcjell dijen më bashkëkohore europiane dhe botërore. Një eksperiencë e paharrueshme, ku profesionalizmi dhe standarti janë kryefjala në procesin mësimdhënës. Ndihem mirënjohëse që ky investim në dije më ka bërë të ndjehem e vlerësuar në çdo panel me kolegë vendas e të huaj në angazhimet e punës brenda, apo në Organizata në Rajon dhe në vende të BE-së.
Mjafton vetëm të kesh dëshirën për të mësuar, me të tjerat merret “ISSAT”. Staf i mrekullueshëm, strikt dhe korrekt, kurrikula të pasura. E lumtur, që tek ju zgjerova edhe më tej kufijtë e dijes. Respekt dhe mirënjohje për çdo lektor që me pasion dhe përkushtim ndau me ne eksperiencat më të mira.
Njohja ime me ISSAT nisi nga nevoja dhe pa asnjë pritshmëri. Mjaftoi momenti i parë brenda dyerve të këtij Institucioni, që të kuptoje se ISSAT nuk ishte thjesht një shkallë më tepër në burokracinë e përditshme, por një tempull njohurish, të cilat ndikojnë drejtpërsëdrejti në përmirësimin e rrugës sonë profesionale, si dhe të njerëzve që kanë nevojë për ndihmën tonë. Për të ndryshuar botën, duhet fillimisht të ndryshojmë veten dhe për të arritur diçka të tillë, intelektualizmi, profesionalizmi, mbështetja që gjen në ISSAT është çelësi që mban shpresën gjallë çdo ditë.
“ISSAT” nuk është thjesht qendra e vetme e ekselencës së Edukimit të avancuar në Shqipëri, por edhe mundësia e vetme, ku përfaqësuesit më të denjë të Elitës shqiptare i përçojnë eksperiencën brezit pasardhës.
E ku tjetër në Shqipëri, ke rastin fatlum të takohesh me akademikët më të mirë dhe të mbërthehesh prej leksioneve të papërsëritshme të secilit prej tyre? Në çdo Trajnim të “ISSAT” ndërthuret eksperienca vendase më të rejat më të fundit të fushës të sjella nga profesorët me të zotë.
Një falenderim për të gjithë lektorët e “ISSAT” dhe në veçanti për lektorët e Kursit “Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci”, të paharruarin Prof. Luan Hajdaraga. Kam patur nderin që kam qenë pjesë e këtij kursi dinjitoz. Falenderoj e vlerësoj maksimalisht Drejtoreshën Ekzekutive të Institutit Zj. Ilda Mejdani. Ju jam shume mirënjohëse për orientimin që më dhatë per ndjekjen e Trajnimit të duhur për mua. Urime e suksese ISSAT!
Nga periudha e studimit të Masterit Shkencor “Psikologji Sociale e Komunikimit”, pranë Institutit “ISSAT ” ruaj kujtimet dhe vleresimet më të mira për nivelin e lartë profesional të stafit akademik dhe cilësinë e spikatur të materialeve të përdorura gjatë studimeve. Gërshetimi i eksperiencës së profesorëve zviceranë me atë të profesorëve me të mirë shqiptarë, më mundësoi të pasuroj njohuritë e mia profesionale dhe t’i zbatoj ato me efikasitet në punën time si pedagog në Universitet.
Jam i lumtur që kam studiuar në ISSAT. Të marrësh leksione nga pedagogët e ISSAT, është frymëzuese. Urimet më të mira stafit dhe studentëve të ISSAT. Me shumë respekt dhe me kujtimet më të mira për drejtuesit, pedagogët dhe kohën e studimeve në ISSAT.
Eksperiencën time në ISSAT do ta klasifikoja si një nga ngjarjet më mbresëlenëse në jetën time. Së pari, ky Institucion ofron stafin më të mirë akademik me një eksperiencë të shkëlqyer në sferën shqiptare dhe atë ndërkombëtare. Së dyti, do të veçoja nivelin e lartë të gjithë studentëve, pjesëmarrësve gjatë dy viteve, ku une studiova pranë këtij Institucioni.
Studimet pranë “ISSAT”, të zhvilluara me pedagogë profesionistë dhe me eksperienca në Universitetet dhe organizatat ndërkombëtare jashtë vendit, më kanë ndryshuar tërësisht perceptimin tim si studente dhe si juriste. Aty kam kuptuar se vetëm të studiosh nuk mjafton.
Në këtë Institucion më është dhënë mundësia të dëgjohem dhe të zhvilloj aftësinë e të shprehurit, të shkrimit, të prezantimit dhe të interpretimit juridik. Në “ISSAT” mësova të fitoj vetëbesim dhe të luftoj fort për të mbrojtur fort atë që unë mendoj se është e drejtë dhe e ligjshme. Forca e fjalës është mjeti kryesor që zotëron një jurist.