Rritja e njohurive dhe ndërgjegjësimit të komunitetit, institucioneve, prodhuesve ushqimorë për rëndësinë e Sigurisë Ushqimore. Në fokus të Trajnimit janë: Kërkesat e HACCP; Kërkesat e ISO 22000:2005, ISO 22000:2018.
Përgatitja me njohuri teknike specifike në Industrinë Ushqimore dhe konkretisht me njohuri mbi:
Trajnimet për studentët që janë në ndjekje të studimeve (Bachelor dhe Master) ofrohen me bursë deri në 50% të tarifës.
Ermil Sharko, diplomuar në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, dega “Kimi Industriale”. Në vitin 1989 i jepet titulli dhe pozicioni “Teknolog përpunimi fruta perimesh, si dhe projektues teknologjik” në Institutin e Studimeve dhe Projektimeve të Industrisë së Lehtë dhe Ushqimore, Tirane. Në vitin 1993 dhe në vazhdim punon si ekspert i jashtëm në Projekte të ndryshme të IFDC, Nucleus Albania, EDEM, FAO etj. Anëtar dhe Ekspert pranë shoqatës HABA dhe Projekteve me grante ASP pranë MBU. Aktualisht drejton Sektorin e vlerësimit të cilësisë ushqimore pranë ISUV, Tiranë.
Naime Borova diplomuar “Inxhiniere kimiste teknologe”, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës, Master në “Teknologji Ushqimore”. Eksperte në fushën e Sigurisë Ushqimore, trajnuar në SHBA, Hungari, Turqi, Greqi etj. me nje eksperiencë pune 35-vjeçare. Pjesë e grupit të punës për implementimin e Vulës së Cilësisë, projekt i USAID, LAND OF LAKES, në Industrinë e mishit e qumështit. Konsulente në hartimin e dokumentacioneve dhe implementimin e PMP (Praktikave të Mira të Punës) e PMH (Praktikave të Mira të Higjenës), të sistemit HACCP (Hazard Analysis and Critical Controll Point) e standartit ISO 22000:2005, standart i Sigurisë Ushqimore. Pjesë e grupit të punës për hartimin e Manualit të Cilësisë së Laboratorit, për hartimin e procedurave standarte të sistemit të menaxhimit të Cilësisë, për implementimin e sistemit të menaxhimit të cilësise në laboratorin fiziko-kimik e mikrobiologjik të Shoqatës ADAMA, Laborator i ngritur nga USAID në kryerjen e testeve krahasuese me laboratorë të Çertifikuar. Trajnuese e stafeve të Industrisë së mishit, qumështit e stafeve të restoranteve për Sigurinë Ushqimore. Lektore në Institucione të Kulinarisë dhe pjesë e grupit të punës për hartimin e kualifikimeve: ‘”Kontrolli laboratorik i ushqimit“, Niveli V në KSHK, ”Teknologji Ushqimore”, Niveli IV, ”Teknologji Qumështi”, ‘”Teknologji e Përpunimit të Mishit e Peshkut”.