Psikoterapia Pozitive është një metodë psikodinamike, e cila bazohet në konceptin se: natyra njerëzore është thelbësisht e mirë dhe orientohet drejt burimeve/ aftësive mendore, shoqërore, shpirtërore dhe fizike të çdo individi.
Zhvillimi individual i pjesëmarrësve përmes kombinimit të teorisë dhe proceseve të vetë- zbulimit, përgatitja e tyre profesionale si këshillues/psikoterapeut.
Përgatitja e pjesëmarrësve për të ofruar:
Këshillim, Trajtim dhe Psikoterapi për individët, familjet, grupet dhe organizatat.
Menaxhim konflikti në raste të konflikteve individualë, të grupit dhe etnike.
Psikoterapia pozitive dhe ndërkulturore.
Psikoterapia pozitive si mbështetje emocionale dhe këshillimore për shoqërinë në periudha krizash (COVID-19).
Parimet e Këshillimit të orientuara drejt burimeve.
Këshillues për fëmijë e të rinj, Psikologë klinikë, Këshillues në familje e në shkollë;
Trajnerë, menaxhues konfliktesh, ose fusha që lidhen me to dhe që duan të kenë një gamë të gjerë aftësish praktike bazuar në teoritë moderne psikologjike dhe terapeutike të orientuar drejt kërkimit;
Studentë apo profesionistë me formim në shkencat humane dhe me interes për t’u bërë Psikologë.
Trajnimet për studentët që janë në ndjekje të studimeve (Bachelor dhe Master) ofrohen me bursë deri në 50% të tarifës.
Kursi do të drejtohet nga Dr. Jetona Myteveli, Diplomuar si Psikoterapeute dhe si Mjeke. Ajo është Çertifikuar “Psikoterapeut Pozitiv” nga Akademia Wiesbaden, Gjermani. Është anëtare e Bordit të Shoqatës Shqiptare të Psikoterapisë Pozitive dhe anëtare e Shoqatës Botërore të Psikoterapisë Pozitive. Drejton Qendrën e Psikoterapisë Pozitive në Tiranë dhe ofron shërbimin e Psikoterapisë Pozitive për individët, (ku përfshihen: menaxhimi i stresit në kriza, përfshirë krizën COVID-19, terapi cifti, ndërmjetësimi deri në zgjidhje të konfliktit) si dhe për ekipet në çështjet ndërkulturore.