Qëllimi i këtij Trajnimi është që pjesëmarrësit të thellojnë njohuritë bazë të marra gjatë studimeve universitare; të edukojë tek kursantët kuptimin e nevojës për një qasje të përgjithshme ndaj Kërkimit, si dhe të zhvillojë kapacitetin për përgatitjen e projekteve të kërkimit.
Të pajisë kursantët me njohuri mbi parimet e planifikimit dhe zhvillimit të Kërkimit.
Të ndihmojë të kuptojnë procesin e Kërkimit dhe komponentet e projektit të Kërkimit.
T’u japë aftësi dhe shprehi praktike në: përgatitjen dhe mbrojtjen e një projekti kërkimi; në ekonominë e zbatuar, mbrojtjen e një projekti kërkimi në ekonominë e zbatuar.
Identifikimi i objektivave/hipotezave të Kërkimit, zgjedhja e metodave e proçedurave të përshtashme për arritjen e objektivave, gjenerimi i rezultateve dhe interpretimi i tyre.
Trajnimet për studentët që janë në ndjekje të studimeve (Bachelor dhe Master) ofrohen me bursë deri në 50% të tarifës.