Trajnimi ka si qëllim të informojë pjesëmarrësit në lidhje me disa nga aspektet e marrëdhënieve juridike ndërkombëtare, si pjesë thelbësore e marrëdhënieve ndërkombëtare parë në këndvështrimin bashkëkohor, duke patur parasysh dhe kontekstin shqiptar të këtyre marrëdhënieve (vendin që ka Shqipëria në kuadrin e marrëdhënieve juridike ndërkombëtare). Trajnimi do të fokusohet në veprimtarinë e Institucioneve ndërkombëtare globale dhe rajonale, organizimin dhe funksionimin e tyre, bazën juridike dhe sfidat me të cilat përballen, arritjet, roli që kanë luajtur në ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare; politikën e jashtme të krahasuar, politikë amerikane, çështjet gjeopolitike të Ballkanit. Në tërësi, misioni i Trajnimit është aftësimi profesional i pjesëmarrësve për t’u përballur në të ardhmen me aktivitete konkrete të administrimit të çështjeve ndërkombëtare dhe diplomatike.
Pjesëmarrësit e këtij Trajnimi do të mund të përfitojnë njohuri të zgjeruara, të qëndrueshme dhe bashkëkohore në lidhje me:
Trajnimet për studentët që janë në ndjekje të studimeve (Bachelor dhe Master) ofrohen me bursë deri në 50% të tarifës.