Qëllimi i këtij Kursi është që pjesëmarrësit të thellojnë njohuritë bazë mbi aftësitë profesionale të shitjeve, si dhe të zotërojnë të gjitha aftësitë dhe teknikat, të cilat çojnë në shitjen e suksesshme si mbi të mirat: produkte, ashtu edhe mbi shërbimet të cilat kanë kufizimet e tyre fizike.
Të pajisë kursantët me njohuri mbi ciklin bazë të shitjeve, si dhe karakteristikat e shitjeve profesionale;
Të ndihmojë të kuptojnë rëndësinë e motivimeve në funksion të shitjeve profesionale; të rrisin shitjet.
T’u japë aftësi dhe shprehi praktike, mënyrat më të mira të teknikave të shitjeve në funksion të marrjes së rezultateve optimale;
Të njohë kursantët me rëndësinë e planifikimit të shitjeve të produkteve, sidomos të shërbimeve.
Në rolin e menaxherëve të shitjeve, të njohin dhe bëjnë dallimin midis avantazheve dhe disavantazheve që kanë produktet dhe shërbimet në funksion të shitjeve profesionale;
Punonjësit në profilin Marketing (institucione publike dhe private).
Ofrues të shërbimeve turistike-biznese të argëtimit, të hotelerisë, Agro-Turizmit, guida turistike.
Menaxherë të Drejtorive Rajonale të Kulturës.
Specialistë të Agjencive Turistike.
Sipërmarrës.
Drejtues dhe administratorë kompanish.
Nëpunës të administratës publike, drejtues, përgjegjës sektori.
Menaxherë të çdo niveli, sektori.
Të vetëpunësuarit.
Studentë të Programit MSc & MA Profesional (profili Marketing, Admin.Biznesi, Marketing, Financë-Kontabilitet).
Trajnimet për studentët që janë në ndjekje të studimeve (Bachelor dhe Master) ofrohen me bursë deri në 50% të tarifës.