AutoCAD është një soft kompjuterik që i vjen në ndihmë përdoruesit dhe që shërben për realizimin e vizatimeve teknike në fusha të ndryshme si: në vizatimet teknike të Ndërtimit, Arkitektures, Mekanikës setj. (CAD computer-aided design). AutoCAD-i është baza e të gjithë softeve që përmban paketa Auto Desk (Autocad Architecture, AutoCAD Map, AutoCAD Civil 3D, AutoCAD Mechanical, AutoCAD Elektrical etj). Përveç anës praktike për mënyrën e vizatimit AutoCAD është dhe një program analitik ku nxirren me saktësi gjithë të dhënat e kërkuara nga vizatimi që kemi krijuar.
Njohja e kursantëve me softin kompjuterik AutoCAD, me komandat e vizatimit dhe të modifikimit 2Dimensionale dhe 3Dimensionale. Kursantët do të trajnohen që të jenë në gjendje të vizatojnë saktë vizatime teknike nga më të ndryshmet, duke i përdorur këto komanda me ndihmën e Ikonave, menuve ose me anë të Short-cut-eve në tastierë. Është një program, i cili do t’i shoqërojë ata gjatë gjithë jetës së tyre, bazuar kjo në profesionin që ata zotërojnë si: Inxhinier (Ndërtimi, Arkitekturë, Mekanikë) etj. AutoCAD-i ka si qëllim përdorimin e të gjitha komandave të nevojshme për realizimin e një vizatimi përmes detyrave praktike, ligjëratave, diskutimeve, të lexuarit e teksteve dhe punimeve mbi projektet kompjuterike.
Kursi AutoCAD 2D & 3D synon t’u krijojë kursantëve shkathtësi kompjuterike për softuerin përkatës për profesionet që ata zotërojnë.
Trajnimet për studentët që janë në ndjekje të studimeve (Bachelor dhe Master) ofrohen me bursë deri në 50% të tarifës.